Page 172 - Demo
P. 172
5. Një lulishte ka formën e një katrori me brinjë 25 m. Gjeni perimetrin dhe syprinën e saj.6. Një pllakë në formën e një drejtkëndëshi ka perimetrin 100 cm. Nëse gjerësia dhe gjatësia janë në raportin 2:3, gjeni: a) përmasat e pllakës; b) syprinën e saj; c) sa pllaka të tilla duhen për të shtruar një sipërfaqe me përmasa 5 m me 8 m. 7. Përmasat e një lulishteje janë 20 m dhe 32 m. Ajo do të rrethohet nga një pistë për biçikleta me gjerësi 2,5 m. Gjeni: a) syprinën e pistës së biçikletës; b) syprinën e sipërfaqes së lulishtes dhe perimetrin e saj.8. Gjatësia dhe gjerësia e një dhome janë 4,5 m me 5 m. Për shtrimin e saj mund të përdoren pllaka drejtkëndore me përmasa 20 cm dhe 30 cm, ose pllaka katrore me përmasë 30 cm, me çmime përkatësisht 1000 lekë për metër katror dhe 900 lekë për metër katror.a) Gjeni sa pllaka duhen për secilin rast. Sa do t’u kushtonin në secilin rast?b) Për çdo 10 pllaka drejtkëndore, 2 pllaka mund të thyhen; për çdo 20 pllaka katrore, 5 pllaka mund të thyhen. Cilat pllaka do të ishin më të leverdisshme për t’u përdorur nga ju? Diskutoni me shokun.4. Sipërfaqja 68 cm2 3. Sipërfaqja 125 cm . 2.166

