Page 178 - Demo
P. 178
Zbulojmë Meqenëse kemi mënyra të ndryshme për paraqitjen e të dhënave, e kemi më të lehtë t’i kuptojmë ato.1. Figura më poshtë tregon një shembull të një kontinenti me tri shtete.Shtetet ndahen nga njëri-tjetri me një vijë kufitare. Ato rrethohen nga deti.Sigurohuni që mund ta dalloni secilin prej shteteve dhe pozicionin e tyre. Ruani formën dhe pozicionin relativ të shteteve me njëri-tjetrin sa më afër origjinalit të jetë e mundur. 10C Llogaritja e sipërfaqes dhe e perimetrit të figurave të përbëraABC2. Sipërfaqja e shteteve A, B dhe C është përkatësisht 18 milionë km2, 8 milionë km2 dhe 24 milionë km2 (kështu secili prej katrorëve paraqet 2 milionë km2).• Vizatoni një pamje të re të këtyre shteteve për të dhënë informacion tjetër.• Paraqisni shtetet A, B dhe C me popullsi 40 milionë, 36 milionë dhe 24 milionë banorë.172

