Page 184 - Demo
P. 184
Modeli 1 Modeli 23. Keni vendosur të shtroni dyshemenë e klasës me pllaka me tri ngjyra të ndryshme.Të gjitha pllakat janë katrore, me brinjë 0,5 m. Ato kushtojnë:• pllakat blu, 1300 lekë metri katror;• pllakat e kuqe, 1500 lekë metri katror;• pllakat me motiv, 2100 lekë metri katror.Vizatoni dy modele të ndryshme për dyshemenë e klasës suaj.Llogaritni çmimin për secilin prej modeleve.4. Plotësoni fjalitë: a) Perimetri i katrorit me brinjë a njehsohet duke b) Perimetri i drejtkëndëshit me përmasa a dhe b, njehsohet c) Syprina e katrorit me brinjë a, njehsohet d) Syprina e drejtkëndëshi me përmasa a dhe b, njehsohet 5. Një katror e ka brinjën 24 cm dhe ka të njëjtën sipërfaqe me një drejtkëndësh me gjatësi 32 cm. Gjeni perimetrin e drejtkëndëshit.6. Një drejtkëndësh ka përmasat 6 cm dhe 9 cm. Si ndryshon perimetri dhe sipërfaqja e tij nëse: a) gjatësia rritet 3 herë dhe gjerësia nuk ndryshon; b) gjatësia dhe gjerësia rriten nga dy herë?178

