Page 186 - Demo
P. 186


                                    2. Në një fletë formati me përmasa 20 cm dhe 30 cm, Era do të presë: a) katrorë me brinjë 5 cm. Sa është numri më i madh i katrorëve që mund të presë? b) drejtkëndësha me përmasa 4 cm dhe 5 cm. Sa është numri më i madh i drejtkëndëshave që mund të presë?3. Në një drejtkëndësh me perimetër 46 cm, gjatësia është 3 cm më e madhe se gjerësia. Gjeni: a) gjerësinë e drejtkëndëshit; b) syprinën e drejtkëndëshit.4. Një drejtkëndësh ka përmasat 10 cm dhe 12 cm. Nëse gjatësia rritet 2 herë dhe gjerësia zvogëlohet dy herë, gjeni sa % ndryshon perimetri dhe syprina e drejtkëndëshit.5. Një parcelë toke në formë drejtkëndëshi me perimetër 200 m, ka përmasat në raport 2:3. Gjeni syprinën e parcelës.6. Perimetri i një drejtkëndëshi është 70 cm. Përmasat e tij janë në raportin 3:4. Gjeni: a) përmasat e drejtkëndëshit;b) syprinën e drejtkëndëshit;c) syprinën e katrorit që ka të njëjtin perimetër me drejtkëndëshin.7. Një drejtkëndësh ka përmasat si në figurë. Gjeni perimetrin e tij, nëse:a) x = 5b) x = 4,3c) x = 2138. Një katror e ka brinjë D. Nëse brinja e tij rritet me 10%, gjeni sa do të rritet perimetri dhe syprina e katrorit të ri.9. Vrojtoni faqen 181 të tekstit tuaj. Punoni me shokun për të gjetur sa % të faqes së librit zënë ilustrimet fotografike në të.x + 5x + 6,8180
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190