Page 188 - Demo
P. 188


                                    Drini do të bëjë një studim për numrin e anëtarëve të familjes së çdo nxënësi të klasës së tij.Pyetja që ai i drejton secilit prej shokëve/shoqeve, është:Sa anëtarë ka familja jote?Të dhënat që ai mblodhi, janë: 3, 4, 4, 3, 3, 5, 5, 3, 6, 2, 3, 4, 4, 5, 2, 5, 4, 4, 4, 6, 7.Këto të dhëna, Drini i renditi në një tabelë si kjo më poshtë.11A Përpunimi i të dhënave Përcaktoj pyetjen timeNë jetën e përditshme na lind shpesh nevoja që të mbledhim, sistemojmë, analizojmë dhe interpretojmë të dhëna. Për realizimin e këtyre veprimeve na vjen në ndihmë një degë e veçantë e matematikës, e cila quhet Statistikë. Mbledhja e të dhënave bëhet me një qëllim të caktuar. Në varësi të qëllimit që kemi, vendosim se çfarë të dhënash do të grumbullojmë.Çfarë jam i/e interesuar të gjej: 1. shtatlartësinë e bashkëmoshatarëve të mi;2. numrin e anëtarëve të familjes së secilit nxënës të klasës sime;3. ngjyrat që u pëlqejnë më shumë secilit prej tyre;4. 5. 6. Renditni në vazhdim të gjitha idetë e tjera që mund t’ju lindin.Ky studim do të bëhet mbi një bashkësi të caktuar (p.sh. shokët e klasës). Kjo bashkësi quhet popullatë, ndërsa elementet e kësaj bashkësie quhen individë. Vetia që studiohet quhet tipar.182
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192