Page 195 - Demo
P. 195
Në jetën e përditshme ndeshemi shpesh me situata të tilla, ku duhet të bëjmë një zgjedhje në mënyrë të rastësishme. P.sh., kur dalim në mëngjes nga shtëpia mendojmë ta marrim apo mos ta marrim çadrën. Vendimi ynë mund të jetë i gabuar, nëse nuk bie shi, por mund të jetë edhe i drejtë, nëse bie shi.Një dukuri ose veprim që pritet të ndodhë, në matematikë quhet ngjarje.Kur flasim për mundësinë që diçka të ndodhë, përdorim shprehje të ndryshme, në varësi të situatës, si p.sh. “ka mundësi”, “e pamundur”, “e sigurt”, “mund të ndodhë”, “ka pak mundësi”, “ka shumë pak mundësi” etj.E pamundurKa shumë pak mundësi Ka pak mundësi 50 me 50Ka mundësi Ka shumë mundësiE sigurt 1. Përdorni një nga fjalët e mëposhtme për të treguar mundësinë që kanë për të ndodhur ngjarjet e mëposhtme: “e pamundur”, “ka pak mundësi”, “ka mundësi” ose “e sigurt”.a) Do të bjerë borë në Tiranë këtë verë. b) Makina jote do të ndizet nesër në mëngjes. c) Në një pako me biskota nuk ka biskota të thyera. d) Njerëzit janë në gjendje të fluturojnë. e) Nesër do të bjerë shi. f) Kur të bjerë zilja, i pari që do të dalë nga klasa do të jetë mësuesi. g) Dita e nesërme ka 24 orë. 2. Në një kuti ka 10 sfera të ngjyrave të ndryshme: 3 të kuqe, 4 të bardha dhe 3 të verdha. Tërheqim rastësisht një sferë. Gjeni probabilitet që sfera e tërhequr të jetë:a) e bardhë; b) e kuqe; c) e bardhë ose e verdhë;d) as e bardhë dhe as e kuqe; e) të jetë e zezë.3. Shkronjat e fjalës “MATEMATIKA” janë prerë në etiketa të veçanta. Tërhiqet rastësisht një etiketë. Gjeni probabilitetin që etiketa e tërhequr të jetë:a) shkronja E; b) shkronja T; c) të jetë zanore; d) të jetë bashkëtingëllore.0% 25% 50% 75% 100% 11B ProbabilitetiZbulojmë 189

