Page 196 - Demo
P. 196
Gjeni.1. Një arkeolog ka disa objekte në kutinë e tij të zbulimeve arkeologjike. Shtatë janë prej qeramike, pesë janë prej metali dhe tre janë prej qelqi.a. Sa është probabiliteti që të nxirret nga kutia një objekt prej qelqi?b. Sa është probabiliteti që të nxirret nga kutia një objekt prej qeramike?2. Një lagje ka 52 shtëpi, me numra nga 1–52. Njëra nga këto shtëpi është në shitje. Gjeni probabilitetet që:a) shtëpia në shitje të ketë shifrën 5 në numrin e saj; b) shtëpia në shitje të jetë me numrin 30; c) shtëpia në shitje të jetë me numër çift; d) shtëpia në shitje të ketë numrin 64; 3. Nëse hedhim një zar kubik, cila është mundësia që të marrim:a) një numër të thjeshtë;b) një numër faktor i numrit 6;c) një numër çift;d) një numër më të vogël se 5;e) numrin 7;f) një numër dyshifror;g) një numër natyror më të vogël se numri 7.4. Përdorni fjalë për të treguar probabilitetin, nëse shigjeta qëndron te: a) ngjyra blu; b) ngjyra e kuqe; c) ngjyra e gjelbër; d) ngjyra e verdhë;e) ngjyra e kuqe, vjollcë, e gjelbër, blu.11B ProbabilitetiEksplorojmë190

