Page 26 - Demo
P. 26
Numrat tek dhe çift Eksplorojmë1F Vargjet numerike • Më pas, plotësoni këto pohime:Shuma e dy numrave çift është numërShuma e dy numrave tek është numërNdryshesa ndërmjet dy numrave çift është numër Ndryshesa ndërmjet dy numrave tek është numër Prodhimi i dy numrave çift është numër Prodhimi i dy numrave tek është numër • Shkruani edhe dy pohime të tjera për numrat çift dhe tek.Numri im plotpjesëtohet me 5.Numri im është numër i thjeshtë.Numri im është numër çift.Luani në klasë me lojën: “Kalo rrethin” dhe “Krijo grupe”.• Loja “Kalo rrethin”Nxënësit ulen në karrige të vendosura në formë rrethi. Numri i karrigeve është një më i vogël se numri i nxënësve dhe nxënësi që nuk ka karrige qëndron në mes të rrethit. Të gjithë nxënësit kanë një fletë ku kanë shkruar një numër 2-shifror. Nxënësi që qëndron në mes ka për qëllim të ulet në njërën prej karrigeve. Për këtë, ai jep një “urdhër” që detyron nxënësit e tjerë të lëvizin midis tyre. Kështu krijohet mundësia që nxënësi, që qëndron në këmbë, të ulet në njërën prej karrigeve që ka mbetur bosh.“Urdhri” që jepet, duhet të ketë lidhje me vetitë e numrave dyshifrorë. P.sh. “Numri është i plotpjesëtueshëm me 5”, ose “Numri është i plotpjesëtueshëm me 3”, ose “Numri është tek”. Nxënësit që kanë këta numra lëvizin dhe ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin.• Loja “Krijo grupe”Nxënësit duhet të shkruajnë një numër me një shifër në një letër. Pas çdo pohimi që do të deklarojë mësuesi/ja, nxënësit duhet të përpiqen të krijojnë grupe me njëri-tjetrin. Pohimet mund të jenë të tipit:Krijoni grupe me nga 4 vetë, në mënyrë që shuma të mos e kalojë 35.Krijoni grupe me nga 5 vetë, në mënyrë që shuma të jetë çift etj.20

