Page 30 - Demo
P. 30
Ti mund të marrësh një rresht me gjashtë pjesë ose dy rreshta me nga tri pjesë.Në çdo rast, a merr secili nga ne një të katërtën?2A Thyesat e barabarta • Vizatoni në fletore tri mënyra të ndryshme të ndarjes së çokollatës në katër pjesë.Në sa mënyra mund ta ndajmë këtë çokollatë ndërmjet ne të katërve? Unë mendoj që secili nga ne mund të marrë 6 pjesë.Po, por ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë.Zbulojmë 3. Emërtoni gjymtyrët e thyesës 25. Thoni se çfarë tregon secila prej tyre, duke e shoqëruar me shembuj.4. Diagrami i mëposhtëm paraqet nxënësit e një klase. Pjesa e ngjyrosur paraqet vajzat.a) Ç’pjesë të klasës paraqet secili katror?b) Ç’pjesë e klasës përbëhet nga vajzat? Po nga djemtë?c) Nëse klasa ka 30 nxënës, sa nxënës paraqet secili katror? Sa djem dhe vajza ka klasa?5. Ora e mësimit zgjat 45 minuta. Ç’pjesë e orës janë 45 minuta? 6. Ç’pjesë e segmentit [AB] = 6 cm është segmenti [CD] = 4 cm? Vizatoni segmentet. Argumentoni përgjigjen tuaj. 1. Ç’pjesë e çokollatës është një ndarje e saj? 2. Në sa mënyra mund të formojmë një të katërtën? A mund të ndahet çokollata ndërmjet 2, 3 apo 6 fëmijëve? Ç’pjesë të saj do të marrë gjithsecili? Argumentoni përgjigjen tuaj.24

