Page 45 - Demo
P. 45


                                    2E Raporti dhe përpjesëtimiZbulojmë 1. Për të përgatitur biskota, Alba përzjeu 50 gramë miell për çdo 30 gramë sheqer, kurse Ani përzjeu 100 gramë miell për çdo 60 gramë sheqer. A përgatitën ato të njëjtën lloj biskote? Si do të arsyetonit për të gjetur përgjigjen? - Cili është raporti i miellit me sheqerin në përzierjen e Albës?- Cili është raporti i miellit me sheqerin në përzierjen e Anit? - Po raporti i sheqerit me miellin?Nëse do të përgatitnim të njëjtat biskota:- sa gramë sheqer do të përdornim për 200 gramë miell? - sa gramë miell do të përdornim për 210 gramë sheqer?- sa gramë sheqer do të përdornim për 25 gramë miell?Themi se sasia e miellit dhe e sheqerit formojnë të njëjtin përpjesëtim. Pra, mielli dhe sheqeri janë përzier në raportin 5 me 3. Dy madhësi janë përpjesëtimore, nëse ato zmadhohen apo zvogëlohen me të njëjtin raport.Për të përgatitur biskota në sasi të ndryshme na ndihmon tabela e mëposhtme. Plotësojeni atë. Miell 50 g 150 g ______ 1 kg _______ Sheqer 30 g ______ 120 g _______ 1,2 kg 2. Për të krijuar nuanca të ndryshme të bojës së gjelbër përziejmë bojë blu dhe bojë të verdhë në disa mënyra. Një lloj nuance përftohet duke përzier bojë blu dhe të verdhë në raportin 1 me 6. Sa litra bojë të verdhë duhen për t'u përzier me 18 litra bojë blu?Sa litra bojë blu duhen për t'u përzier me 11 litra bojë të verdhë?3. Një sasi lekësh u nda midis Blertës dhe Mirës në raportin 2 : 5. Mira mori 24 lekë më shumë se Blerta. Sa lekë mori secila prej tyre?4. Për nxënësit e klasës suaj, përdorni raportin për të krahasuar: a) numrin e djemve me numrin e vajzave;b) numrin e djemve dhe të vajzave me numrin e nxënësve të klasës.5. Babai është 40 vjeç dhe i biri është 10 vjeç. Sa është raporti i moshës së babait me moshën e djalit? Sa do të bëhet ky raport pas 5 vjetësh; po pas 10 vjetësh?39
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49