Page 46 - Demo
P. 46


                                    2E Raporti dhe përpjesëtimiEksplorojmë1. Unë përdor këtë bojë për të lyer muret e dhomës së gjumit. Për të krijuar ngjyrën që dua, unë përziej një kuti me bojë blu me dy kuti me bojë të bardhë.Që të lyej të gjitha muret, më duhen dymbëdhjetë kuti.Sa kuti me bojë blu më duhen? Sa kuti me bojë të bardhë më duhen? Po nëse do të më duheshin 15 kuti boje, sa do të ishte numri i kutive blu dhe të bardha që do të më duheshin? Argumentoni përgjigjen tuaj.Bashkëbisedoni me shokun: Çfarë varësie ka ndërmjet numrit të kutive me bojë blu dhe të bardhë?2. Unë po shtroj dyshemenë me pllaka sipas modelit të mëposhtëm.Modeli që po përdor ka një pllakë të zezë për çdo dy pllaka të bardha.Dhoma ime është gjashtë pllaka e gjerë dhe dymbëdhjetë pllaka e gjatë.a) Sa pllaka të zeza më duhen?b) Sa pllaka të bardha më duhen? c) Unë bleva 39 pllaka në raportin që më duhej. Sa pllaka të bardha bleva? 3. Për të bërë një lëng frutash për tre persona, unë përzjeva shurup frutash dhe ujë në raportin një pjesë shurup frutash dhe tri pjesë ujë. Kjo sasi është 200 mililitra pije.a) Sa shurup frutash duhet për gjashtë persona? b) Sa ujë duhet për 160 mililitra pije? 4. Një pako me 12 çokollata kushton 600 lekë. Sa kushtojnë 8 çokollata? Eni ka 840 lekë. Cili është numri më i madh i çokollatave që ajo mund të blejë me këtë sasi lekësh? 5. Brinjët e një drejtkëndëshi janë në raportin 4 : 3. Nëse perimetri i drejtkëndëshit është 56 cm, gjeni gjatësitë e brinjëve të tij. Si ndryshon raporti nëse gjerësia rritet me 3 cm dhe gjatësia zvogëlohet me 3 cm?6. Një çezmë e mbush një rezervuar me nxënësi 500 litra për 25 minuta. Për sa minuta do të mbushë ajo një rezervuar me nxënësi 760 litra? Sa litra zbraz çezma për gjysmë ore?40
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50