Page 52 - Demo
P. 52


                                    Zbulojmë 1. Po mendoj dy numra natyrorë që e kanë shumën 20. Cilët numra mund të jenë ata?2. Po mendoj dy numra dhjetorë. Secili prej tyre ka një shifër pas presjes. Shuma e tyre është 2. Cilët numra mund të jenë ata?3. Po mendoj dy numra dhjetorë. Secili prej tyre ka një shifër pas presjes. Shuma e tyre është 1. Cilët numra mund të jenë ata?4. Po mendoj dy numra dhjetorë. Secili prej tyre ka dy shifra pas presjes. Shuma e tyre është 1. Shkruani dhjetë çifte numrash të tillë, që e kanë shumën 1.3A Strategjitë e kryerjes me mend të mbledhjes dhe të zbritjes 5. Përsëritni ushtrimin duke shkruar në fletore 10 çifte numrash dhjetorë me dy shifra pas presjes, që e kanë shumën 2. Argumentoni përgjigjen tuaj.6. Po mendoj dy numra dhjetorë me një shifër pas presjes, shuma e tyre është 5. Shkruani 10 çifte numrash që plotësojnë këtë kusht.7. Luani me shokun: Po mendoj dy numra dhjetorë me dy shifra pas presjes. Ata e kanë shumën 2,5. Kërkojini shokut të shkruajë 10 çifte që plotësojnë këtë kusht.A mund të shpjegoni strategjinë që përdorët?Për të gjetur dy numra dhjetorë me 2 shifra pas presjes që kanë shumën 1, unë Unë e di që kjo është e saktë, sepse 46
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56