Page 64 - Demo
P. 64


                                    3D Dyfishi dhe gjysma Eksplorojmë1. Më poshtë, paraqiten çmimet e rrobave në një dyqan: pantallona të shkurtra 1800 lekë; bluza 1400 lekë; sandale 2500 lekë.a) Ju do të blini dy bluza dhe dy palë pantallona të shkurtra. Sa kushtojnë të gjitha së bashku?b) Shoku ose shoqja juaj bleu një palë sandale dhe katër bluza. Sa shpenzoi?c) Të gjithë artikujt janë ulur me gjysmë çmimi. Sa kushtojnë tani një palë pantallona të shkurtra, një bluzë dhe një palë sandale gjithsej?d) Shkruani edhe dy pyetje të tjera për shokun ose shoqen tuaj. Përfshini dyfishin dhe gjysmën.2. Çmimi i biletës për të hyrë në kinema ishte 300 lekë, ndërsa për fëmijë paguhej gjysma e çmimit. Sa lekë u arkëtuan gjatë shfaqjes së një filmi, nëse nga 120 spektatorë, 52 ishin fëmijë?58
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68