Page 79 - Demo
P. 79
A është mënyra e mbledhjes së numrave dhjetorë e njëjtë me atë të mbledhjes së numrave natyrorë? Argumentoni përgjigjen.A është mënyra e zbritjes së numrave dhjetorë e njëjtë me atë të zbritjes së numrave natyrorë? Argumentoni përgjigjen.2. Albana bleu një fustan për 31,5 euro dhe një çantë që kushtonte 45,3 euro. Ajo i dha shitëses 100 euro. Sa euro i ktheu shitësja?3. Sa cent ka 1 euro? Po 2 euro? Ç’pjesë e euros janë 10 cent, 1 cent, 5 cent?4. Arditi bleu një DVD me çmim 120 euro dhe një USB me çmim 12 euro. Ai i dha shitësit një kartëmonedhë 100 euro dhe një 50 euro. Sa euro i ktheu shitësi dhe në çfarë kartëmonedhe mund të kthejë ai Arditit. Diskutoni me shokët. 5. Agimi bleu një USB si edhe një laptop që kushton 600 euro. Shitësi i dha kusur 150 euro. Sa euro shpenzoi Agimi?• Gjeni çfarë mungon. • Jepini vetë një vlerë madhësisë që mungon dhe argumentoni zgjidhjen e problemit.6. Një nxënës kishte 500 lekë. Ai bleu një libër, një fletore, një gazetë dhe një laps. Fletorja, gazeta dhe lapsi kushtojnë 150 lekë. Libri, gazeta dhe lapsi kushtojnë 450 lekë. Fletorja dhe lapsi kushtojnë 100 lekë. Sa kushton secila nga sendet e blera? 7. Një biçikletë kushton 234 euro pa taksa. Çmimi i saj duke përfshirë dhe taksën është 280,8 euro. Gjeni sa është taksa për biçikletën.8. Pesë albume fotografish kushtojnë 120 euro, kurse gjashtë fjalorë kushtojnë 180 euro. a) Sa është çmimi i albumit? Po i fjalorit? b) Sa duhen paguar për të blerë 8 albume dhe 8 fjalorë? €(Euro) Dhjetëshe Njëshe Presje Të dhjetat Të qindtat,,,,73

