Page 80 - Demo
P. 80


                                    4B Mbledhja dhe zbritja e parave Eksplorojmë• Lexoni secilën prej problemave të mëposhtme.• Shkruani veprimet që duhen bërë për të zgjidhur problemat.• Pastaj zgjidhini ato.1. Ju do të postoni dy pako. Njëra pako peshon 3,56 kg, tjetra peshon 4,82 kg.a) Sa është pesha e të dyja pakove së bashku? b) Cila pako peshon më shumë dhe sa më shumë? 2. Gjatësia e murit të klasës është 15,7 m.Tabela ku punohet është 2,2 m e gjatë. Tabela ku vendosen punimet e nxënësve është 3,5 m e gjatë. Sa është gjatësia e pjesës së mbetur bosh të murit? 3. Ju mund të përdorni 15 GB (gigabajt) Internet brenda një muaji. Ju keni përdorur 1,85 GB për të shkarkuar muzikë dhe 3,65 GB për të shkarkuar filma. Sa GB ju kanë mbetur? 74
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84