Page 9 - Demo
P. 9


                                    1A Sistemi numerikEksplorojmëLojë zbavitësePërfytyroni sikur po vizitoni një planet të banuar nga jashtëtokësorët, si në figurë. Krijoni një sistem numrash që mendoni se mund ta përdorin ata. Plotësoni tabelën më poshtë me sistemin e numrave që keni krijuar.Një Dy Tre Katër Pesë Gjashtë Shtatë Tetë Nëntë DhjetëNjëmbëdhjetëDymbëdhjetëTrembëdhjetëKatërmbëdhjetëPesëmbëdhjetëGjashtëmbëdhjetëShtatëmbëdhjetëTetëmbëdhjetëNëntëmbëdhjetë Njëzetët i ë fi ë K ijNe përdorim sistemin e numërimit me bazë 10. Për këtë, përdoren shifrat nga 0 deri në 9.Të gjithë numrat e tjerë formohen si kombinim i tyre.1. Shkruani me fjalë numrat: 51; 10; 112; 308; 1724.2. Shkruani me shifra numrat: tridhjetë e shtatë; njëzet e katër; dymbëdhjetë mijë e pesë; njëqind mijë e dyzet e shtatë; dyzet e tre milionë e pesëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e dy.3. a. Cili është numri më i madh treshifror? Po pesëshifror?b. Cili është numri më i vogël katërshifror? Po pesëshifror?4. Cili është numri më i vogël dhe më i madh që mund të shkruhet me shifrat 1; 3; 4? Shkruani numrat e përftuar dhe me shifra romake.5. Shkruani dhe lexoni gjashtë numra natyrorë, nga dyshifrorë deri në shtatëshifrorë, në të cilët shifra e dhjetësheve është 3.6. Shkruani dhe lexoni numrin që formohet nga:a) gjashtë pesa;b) tri pesa dhe tri katra;c) dy pesa, dy katra dhe dy dysha.7. Shkruani numrin më të madh dhe më të vogël se 400, i cili plotëson kushtin:a) me të gjitha shifrat e barabarta ndërmjet tyre;b) me të gjithë shifrat e ndryshme ndërmjet tyre;c) me dy shifra të barabarta.Shkruani numrat e përftuar me shifra romake.3
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13