Page 92 - Demo
P. 92
1. Shumëzoni në shtyllë. Çfarë vini re? Si mund të shumëzojmë më shpejt?a) 314 × 11 =b) 159 × 111 =c) 11 × 57 =d) 873 × 111 =e) 125 × 1001 =f) 1345 × 101 =g) 3489 × 2002 =h) 2075 × 3003 =2. Kryeni shumëzimin 15 × 9.• Pa kryer shumëzimin, tregoni:a) Sa shifra pas presjes do të ketë prodhimi 1,5 × 9 =b) Sa shifra pas presjes do të ketë prodhimi 0,15 × 9 =3. Makina ka një shpejtësi mesatare 75km/orë. Sa km do të përshkojë ajo për 3,5 orë?4. Në një librari, seria e librave të “Harry Potter” me rastin e festës së 1 Qershorit, u ul nga 750 lekë në 550 lekë për çdo vëllim. Beni bleu dy seri, një për vete e një për shokun e ngushtë, Sidritin. Sa lekë shpenzoi Beni, nëse seria ka 7 vëllime? Sa lekë fitoi ai nga ulja e çmimit?5. Në një USB me kapacitet 2 GB (2000 MB), Era shkarkoi 8 foto me nga 12 MB, 4 video me nga 120 MB, si dhe 280 MB muzikë. Sa % e USB-së është hapësirë e lirë?6. Sipas skemës së dhënë formoni një problemë për shokun tuaj. 15?400 lekë340 lekë5A Shumëzimi i numrave dy-, tre- dhe katërshifrorë4 6 5 7 8Cili është prodhimi më i madh që mund të krijoni me shifrat 4; 5; 6; 7; 8?• Përdorni secilën shifër vetëm një herë.• Përdorni metodën në shtyllë për të kryer veprimet.Përdorini këto shifra për të krijuar një prodhim. Për shembull:45 × 678 =?4 × 5678 =?Eksplorojmë86

