Page 10 - Demo
P. 10
Tematika I Gjuha dhe komunikimi muzikorA e dini se...MësoPENTAGRAMI DHE ÇELËSI I SOLIT Kujto dhe zhvillo më tej njohuritëUshtro dorën mbi 5 vija horizontale duke shkruar çelësin e solit sipas hapave:Pentagrami është një figurë muzikore që përbëhet nga pesë vija dhe katër fusha. Mbi të vendosen disa simbole muzikore, që ndryshe i quajmë nota muzikore.Fjala pentagram rrjedh nga greqishtja, pente që do të thotë pesë dhe grama që do të thotë shenja ose vija.Vijat dhe hapësirat në pentagram i numërojmë gjithmonë duke u nisur nga poshtë-lart.51234 43212Sistemi ynë muzikor karakterizohet nga përdorimi i shtatë notave: Do, Re, Mi, Fa, Sol, La, Si.Për të njohur dhe lexuar notat, përdorim disa shenja të veçanta të quajtura “çelësa” muzikorë, të cilët vendosen në fillim të pentagramit. Çelësat muzikorë janë tre dhe i dallojmë me këto shenja, që shërbejnë për të emërtuar notat: çelësi i solit ose i violinës, çelësi i basit ose i fasë, çelësi i dosë.Çelësi i solit ose i violinës është më i përdorshmi. Ai vendoset në vijën e dytë të pentagramit dhe emërton notat muzikore. Këto janë shenja të përdorura në antikitet, por shkronja G përdoret edhe sot për të treguar notën Sol. j j. Urraaaa, i kaluam thjesht vijat dhe fushat!MËSIMI8

