Page 13 - Demo
P. 13


                                    Tematika I Gjuha dhe komunikimi muzikorMIFAA e dini se... Rreth vitit 340, në Ramesianë të Dardanisë lindi Niket Dardani. Ai u shqua për talentin si muzikant dhe himni “Te deum Laudamus” është vepra e tij më e famshme, që u bë e njohur në të gjithë botën. Kompozitorë të mëdhenj, si: Hendeli (G. F. Handel), Bahu (J. S. Bach), Moxarti (V. A. Mozart), Shuberti (F. Schubert), Verdi (G. Verdi) etj., u frymëzuan nga kjo vepër dhe e kanë vlerësuar shumë atë.  Muzikant tjetër mesjetar i njohur ishte dhe Jan Kukuzeli. Sipas disa studiuesve, ai lindi në shekullin XII në Durrës dhe njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine. Jan Kukuzeli qe muzikanti më i mirë i Kostandinopojës dhe krijoi sistemin e shkrimit muzikor, i cili u quajt sistemi kukuzelik. Shkrimi i tij përdorte mbi dyzet shkronja grafike dhe rrathë muzikorë. Ky shkrim muzikor u përdor në muzikën kishtare deri në shekullin XIX.Zgjero njohuritëGjej informacione nga burime të ndryshme për kompozitorët Niket Dardani dhe Jan Kukuzeli dhe prezantoji ato në klasë. Verifiko njohuritëa) Nota Sol shkruhet në vijën e tretëb) Nota Mi shkruhet në vijën e parë c) Nota Do shkruhet në fushën e dytë d) Nota Re shkruhet në vijën e katërt e) Nota Mi shkruhet në fushën e dytëf) Nota Si shkruhet në vijën e tretë g) Nota Fa shkruhet në vijën e pestëV G V G3. Vendosi notat në pentagram (në vija dhe në fusha):MIMIFASOLLAFASIDORE Provo veten 1. Lexo notat në vija dhe emërtoji ato:2. Lexo notat në fusha dhe emërtoji ato:11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17