Page 14 - Demo
P. 14


                                    Tematika I Gjuha dhe komunikimi muzikorMësoMËSIMI4 NOTAT POSHTË DHE SIPËR PENTAGRAMIT Kujto dhe zhvillo më tej njohuritëUshtrohu duke thënë shpejt dhe me zë të lartë emrat e notave në ngjitje dhe në zbritje, duke u nisur nga çdo notë që dëshiron (jo vetëm nga nota Do). Re, Mi, Fa, Sol, La, Si, Do, Re, Mi, Fa, Sol, La, Si……….. Re, Do, Si, La, Sol, Fa, Mi, Re, Do, Si, La, Sol, Fa………..Mi, Fa, Sol, La, Si, Do, Re, Mi, Fa, Sol, La……….............Mi, Re, Do, Si, La, Sol, Fa, Mi, Re, Do, Si……………......Mëso dhe këndo melodinë e mëposhtme, e cila të ndihmon të mbash mend pa vështirësi radhitjen e shtatë notave në ngjitje dhe në zbritje. Melodia është e thjeshtë dhe shërben për t’u zbavitur me anë të notave.DoDo Si La Sol Fa Mi Re DoRe Mi Fa Sol La Si DoPër të krijuar një pjesë muzikore, nuk mjaftojnë vetëm notat në vija dhe në fusha, apo 5 vijat dhe 4 fushat e pentagramit, por përdorim edhe nota të tjera, të cilat shkruhen poshtë dhe sipër pentagramit me ndihmën e disa vijave të vogla, që quhen vija ndihmëse. Ato shërbejnë për të emërtuar dhe për të dalluar lartësinë e notave sipër dhe poshtë pentagramit.Notat sipër pentagramit janë: Sol, La, Si, Do, Re etj.Sol La Si Do ReNotat poshtë pentagramit janë: Re, Do, Si, La, Sol etj.Re Do Si La Sol Kujdes!Tingujt muzikorë janë shtatë. Ata renditen njëri pas tjetrit në mënyrë graduale: Do, Re, Mi, Fa, Sol, La, Si.12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18