Page 18 - Demo
P. 18
Tematika I Gjuha dhe komunikimi muzikor MËSIMI616MësoMASA MUZIKORE DHE SHENJAT E PËRSËRITJES Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Në pentagramin e mëposhtëm, vendos vija vertikale duke krijuar disa hapësira. Sa hapësira të dolën? Shëno numrin në kuadrat: Masë muzikore quajmë hapësirën midis dy vijave vertikale të vendosura në pentagram. Vijat ndarëse shërbejnë për të ndarë masat nga njëra-tjetra. Brenda masës vendosim nota dhe pushime me vlerë të caktuar ritmike. masa 1 masa 2 masa 3 masa 4 masa 5 masa 6 masa 7 masa 8etj.Në fund të një pjese muzikore vendosen dy vija vertikale, që tregojnë se pjesa muzikore ka përfunduar. Shenjat e përsëritjes janë dy pika të vendosura para ose mbrapa dy vijave vertikale. Ato tregojnë se masat e përfshira para dy pikave do të përsëriten edhe një herë nga fillimi deri te shenjat e përsëritjes.Në figurën e mëposhtme, do të shihni përsëritjen e parë dhe përsëritjen e dytë. Kur masat përsëriten për herë të dytë, përsëritja e parë nuk këndohet, por kalojmë drejt e tek e dyta.Nëse brenda një mase shikojmë dy nota katërshe, atëherë kjo quhet masë dykohore, me tri nota katërshe, masë trekohore dhe me katër nota katërshe, masë katërkohore. Kohën e tregojmë me anë të një thyese ku numri lart tregon rrahjet ose lëvizjet e dorës, ndërsa numri poshtë vlerën e notës. Kujdes!Thyesat 2/4, 3/4, 4/4 vendosen në fillim të pentagramit, pas çelësit të solit, dhe tregojnë goditjet ose lëvizjet brenda një mase. Ndryshe i quajmë dhe kohë.

