Page 24 - Demo
P. 24
Tematika I Gjuha dhe komunikimi muzikor22MësoKOHA DHE PUSHIMI 4/4 Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Në figurat e mëposhtme, lexo me Ta:Ta - ta - ta - ta Ta-a Ta-a ....-.... .... - .... ........ .... ............. 1 - 2 -3 - 4 1 - 2 3 - 4 1 - 2 3 4 1-2-3 4 1-2-3-4Një masë muzikore në kohën 4/4, mund të përbëhet nga të gjitha vlerat e notave që kemi mësuar. Nota e plotë është një tingull që zgjat 4 kohë. Ajo rrihet në 4 kohë me 4 lëvizje dore. Në kohën e parë dora lëviz poshtë, në të dytën dora lëviz majtas, në të tretën dora lëviz djathtas dhe në të katërtën dora lëviz lart.Në një masë muzikore 4/4, në kohën e parë theksi është i fortë, në lëvizjen e dytë theksi është i butë, në lëvizjen e tretë theksi është gjysmë i fortë, në lëvizjen e katërt theksi është i butë.Pushimi i kohës 4/4 vendoset në vijën e katërt të pentagramit me kokë poshtë, në formë drejtkëndëshi të mbushur . Pushimi i plotë ekzekutohet me 4 goditje ose 4 lëvizje dore në heshtje. MËSIMI9 Kujdes!Lëvizja e parë - theks i fortëLëvizja e dytë - theks i butëLëvizja e tretë - theks gjysmë i fortë Lëvizja e katërt - theks i butëDo-o-o-o 1-2-3-41 poshtë 4 lart 2 majtas 3 djathtasKujdes!Lëvizja e dorës është 1 - poshtë2 - majtas3 - djathtas4 - lart

