Page 30 - Demo
P. 30


                                    Tematika I Gjuha dhe komunikimi muzikorFYELLIRregullat e lojës në instrumentFyelli është instrument frymor, shumë i thjeshtë për t’u përdorur dhe mjaft i përshtatshëm për ekzekutimin e pjesës më të madhe të melodive të thjeshta që do të gjejmë në tekst. Ky instrument është i ndërtuar në tonalitetin Do. Tingulli i fyellit prodhohet nga dridhjet e ajrit, që kalon brenda në trupin e instrumentit, nëpërmjet fryrjes së bokinës (gojëzës). Fyelli është i ndërtuar në dy pjesë të çmontueshme: pjesa e bokinës dhe tubi mbi të cilin ndodhen tetë vrima. Në fyell, tri vrimat në pjesën e sipërme mbyllen me mollëzat e gishtave të dorës së majtë, ndërsa katër vrimat e pjesës së poshtme mbyllen me mollëzat e gishtave të dorës së djathtë. Gishti i madh i dorës së majtë shërben për të mbyllur vrimën e vendosur mbrapa tubit të fyellit, ndërsa gishti i madh i dorës së djathtë shërben për të mbështetur fyellin. Në shumë pjesë muzikore, poshtë notës, do të gjeni të shkruar numrin e gishtave që i korrespondojnë secilës notë.bokina (gojëza) gishti i unazës gishti i vogëlgishti i mesit gishti i mesit gishti treguesgishti treguesgishti i unazës gishti i madh 0 1 2 3 4 5 6 7Dora edjathtëDora emajtëvrima mbrapae tubit të fyellittubi i fyellit Do Re Mi Fa Sol La Si Do2 Re2 Mi2 Fa2 Sol2 La2Do Re Mi Fa Sol La Si Do Re Mi Fa Sol La 12MËSIMI28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34