Page 31 - Demo
P. 31


                                    Tematika I Gjuha dhe komunikimi muzikor1 Instrumenti mbahet pa shtrënguar krahët dhe duart, në mënyrë që krahët të formojnë një kënd 45-60 gradë me trupin.2 Bokina nuk shtrëngohet, por, duke e mbështetur mbi buzën e poshtme, mbyllet me butësi nga buza e sipërme.3 Merret frymë nëpërmjet hundës dhe nxirret me anë të gojës, duke e shtyrë brenda në instrument me një goditje të lehtë të gjuhës, sikur shqiptoni për çdo tingull rrokjen “ti”ose “di”. Më vonë, pasi të jeni shumë të sigurt, mund të luani dy ose më shumë tinguj me një frymëmarrje, duke i mbajtur tingujt të lidhur.4 Gjatë ekzekutimit të një melodie, merret frymë: kur shohim shenjën e presjes (’) dhe në pushime. Nxjerrja e frymës duhet të jetë e kontrolluar, e lehtë dhe e njëjtë (pa luhatje), sepse nga kjo varet dhe cilësia e tingullit.5 Gishtat duhet t’i mbyllin vrimat me butësi dhe me saktësi, pa i shtrënguar. Ata duhet të jenë të vendosur mbi vrima, të shtrirë dhe jo në formë harku. Nëse një vrimë nuk është e mbyllur plotësisht, tingulli do të dalë jo i saktë, njëlloj si një fishkëllimë.6 Përpara se të filloni të luani, duhet t’i ushtroni gishtat për të mbyllur dhe për të hapur me shpejtësi vrimat e fyellit, pa i fryrë bokinës. Ky ushtrim shërben për të fituar më shumë siguri në lëvizjen e gishtave sipas pozicioneve që kanë në fyell.7 Përpara dhe pas përdorimit, është e rëndësishme që instrumenti i fyellit të çmontohet, të pastrohet e të thahet, duke përdorur shkopin që ka vetë instrumenti (të mbështjellë me një cohë të pastër).8 Është e këshillueshme që, gjatë ekzekutimit të ushtrimit, të mësoni të këndoni me mend emrat e notave të melodisë që prodhohet nga instrumenti. Kjo shërben për të përmirësuar leximin e notave dhe veshin muzikor.  KujtoPër luajtjen në instrumentin e fyellit, duhet të kemi parasysh:rregullat, qëndrimin dhe teknikat e luajtjes.29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35