Page 34 - Demo
P. 34


                                    32Akustika është ajo shkencë që merret me studimin e tingujve.Burimet e tingujve janë: • natyrore, • akustike, • muzikore.Karakteristikat e tingullit janë:• lartësia,• intensiteti,• gjatësia,• timbri.Pentagrami formohet nga bashkësia e pesë vijave dhe katër fushave.Notat që vendosen në vija janë: mi, sol, si, re, fa.Notat që vendosen në fusha janë: fa, la, do, mi.Notat që vendosen sipër pentagramit janë: sol, la, si, do, re.Notat që vendosen poshtë pentagramit janë: re, do, si, la, sol. Nota 1/4 shërben si njësi matëse në masat 2 - 3 - 4-kohore.Koha 2/4 ka dy lëvizje: poshtë - lart, ku theksi bie gjithmonë në lëvizjen e parë.Pushimi 2/4 mbahet dy kohë në heshtje. Koha 3/4 ka tri lëvizje: poshtë - djathtas - lart, ku theksi bie gjithmonë në lëvizjen e parë.Pika e vlerës është shenja ( ), që vendoset në të djathtë të notës ose të pushimit dhe i shton gjysmën e vlerës së saj.  Dy nota tetëshe janë të barabarta me një notë katërshe.Lidhja vlerëse është vija e lakuar që lidh dy ose më shumë nota me të njëjtën lartësi dhe me të njëjtin emër dhe këndohet si një notë e vetme.  Lidhja shprehëse është vija e lakuar që lidh dy ose më shumë nota jo me të njëjtën lartësi dhe jo me të njëjtin emër dhe këndohet me një frymëmarrje. Vlerat e notave dhe të pushimeveRIKUJTOJMËEmërtimi i notës Notat PushimetNota e plotë katër lëvizje të dorës katër lëvizje në heshtjeGjysmënota dy lëvizje të dorës dy lëvizje në heshtjeNota katërshe një lëvizje të dorës një lëvizje në heshtjeNota tetëshe gjysmëlëvizje të dorës gjysmëlëvizje në heshtje
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38