Page 50 - Demo
P. 50
“NEVE JEMI LULEBOR`” Dëgjo dhe diskutoPërshkruaj lidhjen tënde me vendlindjen.Nëse di, këndo një këngë për vendlindjen.MËSIMI8 Verifiko njohuritëDëgjo në CD këngën e mësuar dhe rretho përgjigjen e saktë:- I -Ti liqen ku derdhet Buna, në lashtësi,Ku Rozafa e murosur kish një fëmi’,Taraboshi e Cukali plot hijeshi,Shkodër loce të puth në sy.- II -K’tu pranvera çel kopshtijet sa bukuri,Karafilat që ka Shkodra sa mrekulli,Lule bora dhe zymbyli janë një magji,Shkodër locja fal dashuri.Jemi jemi lule.- Refreni -Neve jemi lulebor’,Edhe nënat kështu na thon’,Sa trokas në portën tënde hapur e gjej,Zemrat thon’ ti mir’sevjen.- III -Ti qytet ku lindin ëndrrat te çdo fëmi’,Bujaria edhe kënga paskan shtëpin’,Na përcollën të gjith’ nënat plot dashuri,Shkodër locen ma puth në sy.- IV -K’tu pranvera çel kopshtijet sa bukuri...Numri i goditjeve të këngës është:a) 2 b) 3c) 4Shpejtësia në të cilën interpretohet melodia është:a) moderato,b) alegro,c) lento.Karakteri i këngës është: a) i qetë, b) melankolik,c) i gëzueshëm.48Tematika II Teknika dhe procese

