Page 52 - Demo
P. 52


                                     “KËNGË DJEPI” - I -Muzgu i mbrëmjes së qet’të pushojmë na thërret,Gjumi ëmbël të pushtoi, gjersa dita t’agoj’.Kopshti ra në qet’si, vogëlush fli dhe ti. Kopshti ra në qet’si, vogëlush fli dhe ti. - II -Nat’ e mir o malli im,përmbi lule pusho.Gjumi ëmbël të pushtoi, gjersa dita t’agoj’.Dhe mëngjesi plot diell, plot të mira na sjell.Dhe mëngjesi plot diell,plot të mira na sjell.Dëgjo dhe diskutoPërse shërbejnë këngët e djepit?Kush i këndon këngët e djepit?A e dini se...Johan Brams (Johannes Brahms) lindi në vitin 1833, në Hamburg të Gjermanisë. Djali i një muzikanti të thjeshtë, ai pati një karrierë të shkëlqyer si pianist. Me mbështetjen e kompozitorit Robert Shuman, ai luajti koncertin e tij të parë në piano në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Studioi kompozitorët e mëdhenj, si: Grigun, Shtrausin, Bizen etj. Krijimtaria e tij u mbështet te baza klasike, mbi të cilat krijoi shumë vepra orkestrale, si: 4 simfoni, sonata për pianoforte, danse hungareze, koncerte për piano e orkestër, koncerte për violinë, një numër të madh këngësh dhe Rekuiemin gjerman. Si një admirues i Bahut dhe i Bethovenit, Brahmsi vazhdoi rrugën e tyre në muzikë. Ai është quajtur si “njëri nga 3 B-të e mëdha të muzikës”që do të thotë Bah - Bethoven - Brahms. Vdiq në Vjenë, në vitin 1897.MËSIMI950Tematika II Teknika dhe procese 
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56