Page 62 - Demo
P. 62


                                    60RIKUJTOJMËTë kënduarit bukur varet nga:• Pozicioni i trupit - qëndrimi drejt dhe lirshëm.• Frymëmarrja e rregullt - marrja e frymës jo me hope dhe pa ngritur supet.• Intonimi i melodisë – të kënduarit në tonalitetin e duhur.• Tempi – zbatimi i të njëjtit ritëm gjatë të kënduarit.• Shqiptimi – drejtshqiptimi i fjalëve të këngës.• Interpretimi – këndimi me ndjenjë i këngës.Melodia është rezultat i organizimit të tingujve dhe pushimeve të ndryshme sipas një ritmi të caktuar.Tempi është shkalla e shpejtësisë në të cilën luhet melodia. Ato janë: Lento - Moderato - Veloçe.Fyelli është instrument muzikor i thjeshtë, që bën pjesë në familjen e instrumenteve frymore. Ai përbëhet nga trupi dhe gojëza (pipa ose bokina).  Tingulli i fyellit prodhohet nga dridhjet e ajrit që kalon brenda në trupin e instrumentit.  Në fyell, tri vrimat në pjesën e sipërme mbyllen me mollëzat e gishtave të dorës së majtë, ndërsa katër vrimat e pjesës së poshtme mbyllen me mollëzat e gishtave të dorës së djathtë.  Instrumenti mbahet pa shtrënguar krahët dhe duart, në mënyrë që krahët të formojnë një kënd 45-60 gradë me trupin. Merret frymë nëpërmjet hundës dhe nxirret me anë të gojës, duke e shtyrë brenda në instrument me një goditje të lehtë të gjuhës, sikur shqiptoni për çdo tingull rrokjen “ti” ose “di”. Gjatë ekzekutimit të një melodie, marrim frymë kur shohim shenjën e presjes (’) mbi pentagram dhe në pushime.TingulliinstrumNë orëgis InfoçGjabi pinstrNdoe Gmb
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66