Page 65 - Demo
P. 65


                                    Ludvig van Bethoveni (Ludwig van Beethoven) lindi në vitin 1770, në Bon të Gjermanisë. Mësimet e para në muzikë i mori nga i ati. Në moshën tetëvjeçare, Ludvigu ndiqte muzikën e Jozef Hajdenit dhe Moxartit në koncerte publike. Në vitin 1792, transferohet në Vjenë ku filloi të shkruante veprat e tij, si: “9 simfoni”, “6 Uvertura” (Koriolano dhe Leonora), 5 koncerte për pianoforte e orkestër, një koncert për violinë e orkestër, një operë lirike “Fidelio” dhe albumin për piano, ku pjesa më e njohur është “Për Elizën”. “Oda e gëzimit”, eshkëputur nga simfonia e 9, është sot himni i Bashkimit Evropian. Vdiq më 26 mars të vitit 1827. Po në muzikë, si i ndërtojmë elementet muzikore?Motivi është pjesa më e vogël e melodisë, ai shkruhet në një masë.Fraza formohet nga dy motive.Fjalia e vogël muzikore formohet nga dy fraza muzikore.Periudha është forma më e thjeshtë muzikore, e cila përbëhet nga dy fjali të ngjashme dhe të varura ndërmjet tyre. Fjalia e parë tingëllon si fjali pyetëse, ndërsa fjalia e dytë është ajo që jep përgjigje dhe tingëllon e përfunduar. Periudha shkruhet në tetë masa.MësoQë në fillimet e saj, muzika është ndërtuar mbi një strukturë të caktuar. Struktura është kombinimi i rregullt i elementeve që e përbëjnë atë. Kur lexojmë një tekst të shkruar apo dëgjojmë një bisedë, kuptojmë organizimin e fjalëve. E njëjta gjë ndodh edhe me muzikën. Në brendësi të një pjese muzikore, ne dallojmë elementet që organizojnë mendimin muzikor, që do të thotë organizim i tingujve nëpërmjet motivit, frazës, fjalisë e periudhës. Këtë organizim do ta quajmë thjesht formë muzikore.etj.1 2motivi motivi motivi motivi motivi motivi motivi etj.fraza fraza fraza frazafjalia fjaliaperiudhaA e dini se...Zgjero njohuritëProvo të ndërtosh një melodi të shkurtër duke përdorur elementet që mësove.Gjej informacion shtesë për Ludvig van Bethovenin dhe prezantoje në klasë.Ludvig van BethovenPër më tepër, shih librin “Historia e muzikës botërore”, pjesa II, me autore  Hamide StringaTematika III Historia, muzika dhe shoqëria 63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69