Page 68 - Demo
P. 68


                                    A e dini se...MësoMUZIKA MONODIKE, POLIFONIKE DHE KANONI  MËSIMI3Dëgjo dhe diskuto  Cilat janë karakteristikat e muzikës që dëgjove?Luixhi Kerubini (Luigi Cherubini), i lindur në Firence (1760), vinte nga një familje muzikantësh dhe mori një edukim të plotë muzikor. Në vitin 1788, Kerubini u vendos në Paris, ku mori pjesë në ngjarje historike të kohës, siç ishte edhe periudha e perandorisë së Napoleonit dhe e revolucionit francez. Kerubini shkroi 30 opera, ndër të cilat “Medea” është më e famshmja. Veprat më të njohura të tij janë muzikë kishtare: 14 “Mesha” 2 “Rekuieme”, një simfoni dhe shumë pjesë për instrumente të ndryshme dhe piano. Muzika e tij është vlerësuar dhe respektuar nga personalitete të muzikës, si: Rosini (G. Rossini), Listi (F. List), Vagneri (R. Wagner), por veçanërisht nga Bethoveni. Luixhi Kerubini vdiq në vitin 1842.Këndimi apo luajtja në instrument solo ose e shoqëruar me kor a instrumente të tjera e një melodie të vetme, quhet monodi (njëzërësh). Rrënja e fjalës “monodi” vjen nga greqishtja (monos - një) dhe (ode - këngë). Në këtë formë muzikore monodike, përfshihet Shqipëria e Veriut, trevat e Kosovës etj. Këndimi ose luajtja në instrument e dy ose më shumë melodive, të cilat tingëllojnë së bashku, quhet polifoni. Fjala “polifoni” vjen nga greqishtja (poli - shumë) dhe (foni - zë). Polifoni quhet edhe muzika me shumë zëra. Në këtë formë muzikore polifonike, përfshihet Shqipëria e Jugut, disa treva të Maqedonisë etj.Një nga format më të thjeshta muzikore është kanoni, i cili mund të jetë vokal ose instrumental. Kanon quajmë ekzekutimin e një melodie, kur zëri i dytë përsërit zërin e parë pas 1, 2 ose më shumë masave muzikore duke imituar të njëjtën melodi. Ky ekzekutim krijon një dialog muzikor shumë karakteristik. Zëri ose instrumenti që fillon i pari ekzekutimin e kanonit është i pari që përfundon melodinë, ndërsa zërat apo instrumentet e tjera mbarojnë njëri pas tjetrit.zëri i parëzëri i dytëzëri i tretëLuixhi Kerubini kompozitor italianPër më tepër, shih librin “Historia e muzikës botërore”, pjesa II, me autore Hamide StringaTematika III Historia, muzika dhe shoqëria 66
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72