Page 72 - Demo
P. 72


                                    MësoMËSIMI5Dëgjo këngën “The Farmer in the dell”  Ç’karakteristika ka kjo këngë?Një tjetër formë e thjeshtë e kënduar është kënga. Forma e këngës është e ndërtuar nga strofat dhe refreni, të cilat ndërthuren me njëra-tjetrën. Strofat e këngës janë përgjithësisht të gjitha njëlloj si vijë melodike. Kënga fillon me strofë, e cila ndiqet nga refreni, por ka dhe këngë që fillojnë me strofë, vazhdojnë me refren dhe mbarojnë përsëri me strofë.Dëgjo fragment nga Karl Orfi, “Karmina Burana” (O fortuna) A - A - ADëgjo këngën “Con te partiro”nga Andrea Boçeli (Andrea Bocelli), Sara Brajtman (Sarah Brightman) A - B Dëgjo “Këngën e Solvegut” nga Per Gynti i Eduard Grigut (Edvard Grieg) A - B - AKënga lidhet drejtpërdrejt me moshën, shijen, botëkuptimin, aftësitë dhe mundësitë vokale e interpretuese. Si e tillë, është një formë me individualitet dhe karakter të përcaktuar. Ajo shpreh më së miri botën shpirtërore dhe është më pranë njerëzve, sidomos te të rinjtë. Shumë kompozitorë të huaj dhe shqiptarë kanë kompozuar mjaft këngë për të rritur dhe fëmijë. Të tillë janë: Franc Shubert (Franz Schubert), Johanes Brams (Johannes Brahms), Robert Shuman (Robert Schumann), Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja, Robert Radoja, Limos Dizdari, Gaqo Avrazi, Ina Cenollari, Alfred Kaçinari, Ardian Hila, Edmond Zhulali, Sokol Marsi etj. Skema e këngësKëndo këngën “Atdheu im” A - A - AKëndo këngën “Dua të kërcej” A - Refren - A - Refren Këndo këngën “Fluturojmë të dy tok” A - Refren - AFORMA E THJESHTË,KËNGA Tematika III Historia, muzika dhe shoqëria 70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76