Page 78 - Demo
P. 78
76RIKUJTOJMËMotivi është pjesa më e vogël e melodisë dhe shkruhet brenda një mase.Fraza formohet nga dy motive ose dy masa.Fjalia muzikore formohet nga dy fraza muzikore ose katër masa.Periudha muzikore formohet nga dy fjali muzikore, ku fjalia e parë është pyetëse dhe e dyta tingëllon si përgjigje.Forma njëpjesëshe A organizohet nga një periudhë e vetme muzikore, ku fjalitë muzikore përsëritin njëra-tjetrën në mënyrë të njëjtë. Forma dypjesëshe A - B organizohet në dy periudha muzikore. Fjalitë muzikore përsëritin njëra-tjetrën me ndryshime.Forma trepjesëshe A - B - A është po aq e thjeshtë sa dy format e para, por mendimi muzikor këtu organizohet në tri pjesë. Edhe pse të pavarura nga njëra-tjetra, ato përbëjnë një pjesë muzikore të vetme e të pandarë. Këndimi apo luajtja në instrument e një melodie të vetme, e cila mund të jetë e shoqëruar nga kori ose instrumente të tjera, quhet monodi (njëzërësh). Këndimi ose luajtja në instrument e dy ose më shumë melodive, të cilat tingëllojnë së bashku, quhet polifoni (shumë zëra).Kanon quajmë ekzekutimin e një melodie, kur zëri i dytë përsërit zërin e parë pas 1, 2 ose më shumë masave muzikore duke imituar të njëjtën melodi. Minueti është një formë muzikore me një strukturë të thjeshtë dhe trepjesëshe A - B - A. Një formë tjetër e thjeshtë e kënduar është kënga. Forma e këngës është e ndërtuar nga strofat dhe refreni, të cilat ndërthuren me njëra-tjetrën.

