Page 81 - Demo
P. 81


                                    Çelësi i Do-së është shenja që vendoset në vijën e 2 -3 -4-ët të pentagramit.Çelësi i Fa-së është shenja që vendoset në vijën e tretë të pentagramit. Çelësi i Sol-it është simboli që vendoset në fillim të çdo pentagrami. Ai përcakton lartësinë e notës në pentagram.Fjalia muzikore është elementi i një pjese muzikore dhe formohet nga dy fraza. Ajo shkruhet në katër masa.Fraza është elementi i një pjese muzikore dhe formohet nga dy motive ose shkruhet në dy masa. Fyelli është instrument muzikor popullor.“Himni kombëtar” është kënga që identifikon një komb.Kanoni është një melodi ose këngë, në të cilën grupe të ndryshme imitojnë njëri-tjetrin duke filluar të njëjtën melodi pas një, dy ose më shumë masave. Kënga është formë e thjeshtë muzikore.Kohët janë shenja në formë thyese, që vendosen pas çelësit muzikor në fillim të pentagramit. Ato janë: 2/4, 3/4, 4/4 etj.Masa 1 2është hapësira midis dy vijave vertikale, që përbëhet nga vlera të caktuara notash dhe pushimesh.Melodia është një grup tingujsh, që këndohen ose ekzekutohen sipas një ritmi të caktuar.Minueti është valle klasike me origjinë franceze në kohën 3/4. Monodia është të kënduarit ose luajtja e një melodie të vetme.Motivi është pjesa më e vogël e melodisë.Nota e plotë është një shenjë e pambushur dhe pa bisht. Ajo zgjat katër kohë.Nota gjysmë është një notë e rrumbullakët, e pambushur, me bisht lart ose poshtë. Ajo zgjat dy kohë.Nota katërshe është një notë e rrumbullakët, e mbushur, me bisht lart ose poshtë. Ajo zgjat një kohë.Nota tetëshe është një notë e rrumbullakët, e mbushur, me bisht lart ose poshtë dhe me kërrabë. Ajo zgjat sa gjysma e kohës së notës katërshe.Notat janë shenja që shkruhen në pentagram kryesisht në vija dhe në fusha për të treguar lartësinë e tingujve sipas pozicionit në pentagram. Periudha muzikore formohet nga dy fjali muzikore dhe shkruhet në tetë masa.Pentagrami është bashkësia e pesë vijave dhe katër fushave horizontale.Përsëritja e parë dhe e dytë janë ato shenja që vendosen në fund të një pjese muzikore dhe tregojnë se pjesa përsëritet dy herë. FJALORTH79Fjalorth
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84