Page 82 - Demo
P. 82


                                    Pika e vlerës • është një pikë e vendosur pas një note ose pushimi dhe i shton asaj/atij gjysmën e vlerës së tyre. Polifonia është të kënduarit ose të luajturit e dy ose më shumë melodive të ndryshme së bashku.Pushimet janë shenja që vendosen brenda një mase dhe tregojnë ndërprerjen e tingujve. Pushimi 1/4 është një shenjë që vendoset në një melodi dhe zgjat një kohë në heshtje.Pushimi 1/8 është një shenjë që vendoset në një melodi dhe mbahet gjysmë kohe në heshtje ose është si një e marrë fryme.Pushimi 2/4 është një shenjë që vendoset në një melodi dhe zgjat dy kohë në heshtje.Pushimi 4/4 është një shenjë që vendoset në një melodi dhe zgjat katër kohë në heshtje.Solo është term italian që përdoret për një njeri që këndon ose luan në instrument.Shenja e frymëmarrjes (’)Shenja (’) e frymëmarrjes është një shenjë si apostrofi, që na tregon se në atë pikë duhet të merret frymë shpejt. Shenjat e përfundimit të një pjese muzikore janë dy vija (njëra e hollë, tjetra e trashë) të vendosura në fund të pentagramit, që tregojnë se pjesa muzikore ka përfunduar.Shenjat e përsëritjes janë dy pika që vendosen para ose mbrapa dy vijave pingule përgjatë një pjese muzikore. Masat e përfshira ndërmjet tyre duhet të përsëriten edhe një herë. Tempi është një term italian që tregon shkallën e shpejtësisë së një melodie. Kjo shenjë na tregon sa shpejt ose ngadalë duhet ekzekutuar një pjesë muzikore.Timbri (ngjyra) është një fjalë italiane që dallon ngjyrën e tingullit. Trio është term muzikor që përdoret për tre persona që këndojnë ose luajnë me instrument.Theksi > — është një shenjë që vendoset sipër ose poshtë një note dhe tregon se si duhet theksuar ajo notë (me theks të fortë >, ose me theks të butë —). Vijat ndihmëse janë disa vija të vogla që i vendosen notës për të treguar lartësinë e saj sipër dhe poshtë pentagramit.80Fjalorth
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84