Page 10 - Demo
P. 10


                                    8Qytetaria 6ShërbimetSi janë të organizuara shërbimet? Identifikimi i nevojave të individëve, të grupeve dhe të komunitetit mundëson ngritjen e shërbimeve. Shërbimet janë veprimtari të organizuara me qëllim plotësimin e nevojave të individëve, të grupeve dhe të komunitetit. Shërbimet ofrohen përmes institucioneve të specializuara dhe organizatave private ose publike, të cilat funksionojnë sipas disa rregullave të përcaktuara. Shteti është përgjegjës për ngritjen e shërbimeve kryesore publike. Këto shërbime iu ofrohen të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë. Në përgjithësi ato kanë të bëjnë me nevoja që konsiderohen si kryesore në mirëqenien dhe zhvillimin e një komuniteti apo të një shoqërie.Organizata të ndryshme, si kompanitë private apo organizatat jofitimprurese (OJF), mund të ofrojnë shërbime jopublike, për qëllime fitimi ose bamirësie. Disa nga nevojat tona plotësohen në familje.Njerëzit e ndihmojnë njëri-tjetrin për të plotësuar nevojat.Njerëzit bashkëveprojnë në grupe për të plotësuar nevojat.Tema 2Çfarë di unë?Koncepte kyçeshërbime publike, shërbime jopublikeLloji i shërbimit Çfarë ofron shërbimi? Lloji i shërbimit Çfarë ofron shërbimi?Arsim (publik/jopublik)Arsim parashkollor, fillor, të mesëm, të lartë.Mirëmbajtje (jopublike)Riparime hidraulike, riparime elektrike, lyerje, meremetime.Elektricitet(publik) Energji elektrike. Zjarrfikës (publik)Kujdes dhe mbrojtje në raste zjarri.Kujdes shëndetësor(publik/jopublik)Diagnostikim, kurim, mjekim, rehabilitim, edukim shëndetësor, sigurim shëndetësor.Postë (publike/jopublike)Dërgim letrash, telegramesh, pakosh.Mbrojtje e mjedisit(publik/jopublik)Kujdes për pastërtinë e ajrit, të ujit, të tokës.Shërbime për pronën(publike) Hipotekim etj.Siguri publike Ruajtje e jetës së njerëzve, luftë kundër krimit.Shërbime tregtare(jopublike)Tregje, magazina, dyqane.
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14