Page 11 - Demo
P. 11
9Qytetaria 6Tematika 1Mbajmë qëndrimPo prisja hallën dhe vajzën e saj Erën, kur ra zilja e derës. Vrapova ta hapja menjëherë. Ishte postieri që kërkonte të bisedonte me prindërit, sepse në postë kishte mbërritur një pako nga Italia. Prindërit e nënës sime banojnë në Itali. Me siguri, gjyshja më kishte dërguar dhuratën e Vitit të Ri. – Po ku është pakoja? – e pyeta postierin. Ai më tha se, në fillim, mami duhet të firmoste një dokument që provonte se ka marrë njoftim nga zyra e shërbimit postar për mbërritjen e pakos. Më pas, mami mund të shkonte ta tërhiqte pakon pranë zyrës së postës. – Po unë mendova se e ke sjellë edhe pakon, – i thashë postierit. Ai më buzëqeshi dhe më tregoi se shërbimi postar është ngritur dhe funksionon mbi bazën e disa rregullave, të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë.A njihni institucione të tjera që ofrojnë shërbime të ngjashme? Janë private apo publike?Tregoni një përvojë personale/familjare lidhur me shërbimin bibliotekar (shkollë, lagje, komunitet).Bëhemi pjesëmarrësIdentifikoni disa shërbime që ofrohen në komunitetin tuaj. Për çfarë shërbimesh të tjera keni nevojë?Identifikoni disa shërbime që ju përdorni dhe që janë shërbime publike (si p.sh. shkolla), por që mund të jenë edhe jopublike. A ka ndryshime midis tyre? Nëse po, pse? Diskutoni.Banorët e lagjes vërejnë se koshat e plehrave janë tejmbushur, pasi shërbimi i pastrimit nuk ka punuar për disa ditë.1. Ç’qëndrim do të mbanit ju si nxënës?2. Ç’qëndrim duhet të mbajë komuniteti i lagjes?3. Cilat mund të jenë arsyet e mosfunksionimit të këtij shërbimi?Ndihmë e shpejtë Shërbim të urgjencës. Ushtri Mbrojtje të vendit.Shërbime sociale(publike/jopublike)Shtëpi për të moshuarit, ndihma për shtresat në nevojë ekonomike.TelekomunikacionTelefoni, internet, faks, radio, televizion, gazeta, revista.Biblioteka(publike)Lexim të librave, të gazetave, të revistave, dhënie e librave dhe materialeve të tjera informuese përmes katalogëve.Transport publik Transport me autobus, tren, anije, avion.Drejtësi Prokuroria, gjykata, hetuesia. Ujësjellës Sigurim të ujit të pijshëm.studimi RastLloji i shërbimit Çfarë ofron shërbimi? Lloji i shërbimit Çfarë ofron shërbimi?ba

