Page 12 - Demo
P. 12
10Qytetaria 6InstitucionetNjohim institucionet në komunitet dhe shërbimet që na ofrojnëÇdo strukturë shoqërore e krijuar nga njeriu për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe që ndikon në sjelljet e tyre, quhet institucion. Në një shoqëri veprojnë institucione të ndryshme, me role dhe funksione të caktuara. Ato mund të jenë publike, pra në pronësi dhe nën drejtimin e shtetit; ose private, pra në pronësi dhe nën drejtimin e individëve ose organizatave të tjera joshtetërore. Për shembull, një shkollë mund të jetë publike ose private. Institucionet e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për zhvillimin e komunitetit lokal dhe për sigurimin e shërbimeve publike dhe të lehtësirave për njerëzit e këtij komuniteti. Në varësi të shërbimit që ofrojnë, kemi institucione arsimore, ekonomike, fetare, kulturore, politike, shëndetësore, të përkujdesit social etj. Për shembull: shkolla është institucion që mundëson arsimimin; spitali është institucion ku trajtohen të sëmurët. Institucionet funksionojnë sipas rregullave, të cilat qytetarët duhet t’i njohin dhe t’i respektojnë.Familja është një institucion që fal dashuri, kujdes, ushqim, strehim dhe edukim për të gjithë anëtarët e saj.Shkolla është një institucion që ka për mision arsimimin dhe edukimin e njerëzve.Tema 3Çfarë di unë?Koncepte kyçeinstitucione publike, institucione privateshkollë teatër bankë xhami kishë spital

