Page 13 - Demo
P. 13


                                    11Qytetaria 6Tematika 1Mbajmë qëndrimSot ka ditëlindjen Taulanti, shoku im i bankës. Më ka ftuar në shtëpinë e tij. Ai jeton së bashku me shumë fëmijë të tjerë në shtëpinë e fëmijës “Zëra jete”, që ndodhet në qytetin tonë. Ai më tregoi se “familja e tij e madhe”, kështu e quan ai institucionin ku jeton, kujdeset për çdo nevojë të tij. Ai më tha se në takimin me prindër në shkollë vinte gjithmonë kujdestarja e tij, teta Liria, të cilën ai e do shumë. Shteti kujdeset për të gjitha nevojat e fëmijëve, por ka dhe shumë organizata bamirësie dhe familje që ndihmojnë dhe mbështesin fëmijët në mënyra të ndryshme. Kur hymë brenda, unë mbeta pa fjalë. Të gjithë fëmijët ishin mbledhur së bashku dhe, sapo hyri Taulanti, i uruan njëzëri: “Gëzuar ditëlindjen!”. Mjedisi brenda institucionit ishte zbukuruar me lule e tullumbace. Ishte përgatitur edhe një tortë e madhe. Kalova një ditë të mrekullueshme. “Faleminderit!” i thashë Taulantit teksa më përcillte te dera.Jepni mendimin tuaj për kujdesin që tregon institucioni i përkujdesit social për fëmijë.Përgatitni një listë me përgjegjësitë që ka institucioni i përkujdesit social për fëmijë.Bëhemi pjesëmarrësPunoni në grupe: identifikoni institucionet dhe shërbimet që ato ofrojnë për të plotësuar nevojat e komunitetit tuaj. Kryeni këto veprime:a) formoni grupet e punës (4 grupe me nga 4 vetë); b) secili grup zgjedh një nevojë, plotëson tabelën për nevojën që ka zgjedhur dhe prezanton punën e kryer para klasës. Familja e Arjanit është e ngujuar. Arjani dhe vëllai i tij Besniku nuk shkojnë në shkollë. Askush nuk del nga shtëpia nga frika e hakmarrjes. Ata jetojnë me të ardhurat që dërgon vëllai i Arjanit, që është emigrant në një shtet të Evropës. 1. Cili është problemi kryesor i kësaj familjeje?2. Çfarë ndihme mund të japë pushteti vendor, shkolla, policia për këtë familje?Nevoja Institucioni përgjegjësShërbimi që ofronMangësia e shërbimit të ofruar ArsimKujdes shëndetësorSiguriKulturëBesimParaPunëstudimi Rastab
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17