Page 14 - Demo
P. 14


                                    12Qytetaria 6Përgjegjësitë e qeverisjes vendoreRolet dhe përgjegjësitë e organeve të pushtetit vendor Pushteti vendor qeveris një zonë të caktuar brenda vendit. Qëllimi i saj është të sigurojë përdorim sa më të mirë të burimeve në komunitet, si dhe të garantojë ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. Bashkia është institucioni përgjegjës për identifikimin e nevojave të komunitetit dhe për plotësimin e tyre përmes shërbimeve të ofruara prej saj. Pushteti vendor është përgjegjës për shërbimet ndaj komunitetit lokal. Pushteti vendor kujdeset për zhvillimin ekonomik të zonës përkatëse.Bashkia dhe qarku janë njësi të qeverisjes vendore.Kryetari i bashkisë dhe këshilli i bashkisë zgjidhen me votën e qytetarëve.Tema 4Çfarë di unë?Koncepte kyçebashkia, këshilli bashkiak, kryetari i bashkisë Bashkia kujdeset për strehimin e të pastrehëve, ofron shërbimet e përkrahjes sociale, mbledh taksat vendore, ofron shërbimet e gjendjes civile, kujdeset për transportin publik, për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve, kujdeset për mbrojtjen e mjedisit etj.Këshilli Bashkiak merr vendime për qeverisjen vendore. Kryetari i bashkisë ka përgjegjësinë të zbatojë vendimet që merr Këshilli. Ai e ushtron detyrën përmes administratës së bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj.Kur organet e qeverisjes vendore nuk i plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve e të komunitetit, qytetarët kanë të drejtë t’u kërkojnë llogari dhe të ankohen.Strehimi•	 kujdes për të pastrehët;•	 mbështetje me para për njerëzit me nevoja të veçanta;•	 shtëpi strehimi për të moshuarit.Shërbimet sociale•	 kujdes për njerëzit në nevojë;•	 ndihmë për familjet në vështirësi;•	 qendra komunitare.Arsimi•	 kopshtet, shkollat, çerdhet publike;•	 bursa për nxënësit.Furnizimi me ujë•	 garantimin e ujit për komunitetin; •	 trajtimin e ujit të papastër;•	 sigurimin dhe mirëmbajtjen e tualeteve publike.Përgjegjësitë e qeverisjes vendore
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18