Page 15 - Demo
P. 15


                                    13Qytetaria 6Tematika 1– Sa herë shkoj të luaj me shokët dhe shoqet, gjyshja më përgatit biskota. Sot gjyshja ka shkuar të ankohet në bashki, prandaj nuk kam sjellë biskota, – tha Sibora. Përse ka shkuar gjyshja në bashki? Era, Joni, Bledi, Sibora dhe Albi po përpiqen të gjejnë se çfarë e ka shqetësuar gjyshen dhe përse ka vendosur të ankohet te kryetari i bashkisë. Fëmijët bënë një listë të shqetësimeve që mund të kishte gjyshja në lidhje me bashkinë:• Ajo mund të jetë mërzitur për cilësinë e pastrimit të rrugëve, të mbeturinave në lagje. • Mund të ndihet e lodhur nga trafiku i rënduar në qytetin tonë.• Mund të jetë shqetësuar nga mungesa e ndriçimit të rrugëve.• Mund të ndihet e lodhur nga pritja e gjatë në zyrat e gjendjes civile për të marrë një certifikatë.Në listën e shqetësimeve të shokëve të Siborës, shtoni edhe ju ankesat tuaja dhe të familjes suaj në lidhje me cilësinë e shërbimeve të ofruara nga bashkia në komunitetin ku banoni. Ilustroni me shembuj konkretë. Mbrojtja e mjedisit•	 fushata për mbrojtjen e mjedisit;•	 kujdes për pastrimin e zonës lokale;•	 shërbimin e zjarrfikëseve;•	 kujdes që të mos ndotet mjedisi.Zhvillimi •	 vendime se çfarë, ku dhe si do të ndërtohet;•	 pranimin ose refuzimin e kërkesave për leje ndërtimi;•	 kontrollin e zhvillimit dhe ndërtimet.Çlodhja dhe argëtimi•	 kujdes për pishinat publike;•	 kujdes për bibliotekën publike;•	 kujdes për parqet;•	 kujdes për muzeumet, galeritë e arteve.Transporti publik•	 mirëmbajtje e rrugëve;•	 administrimin e rrjetit të autobusëve;•	 ndriçimin;•	 mbledhjen e taksave të makinave.Mbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësShkruani një letër për kryetarin e bashkisë ku t’i paraqisni një shqetësim të komunitetit tuaj.Duke mbajtur parasysh përgjegjësitë e qeverisjes vendore, identifikoni: 1. tri përgjegjësi që bashkia e qytetit tuaji ka përmbushur;2. tri përgjegjësi që bashkia e qytetit tuajnuk i ka përmbushur.Cilat mund të jenë disa nga arsyet se përse përgjegjësitë nuk janë përmbushur?studimi Rasta
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19