Page 16 - Demo
P. 16
14Qytetaria 6Shërbimet që ofrohen në komunitetQytetarët përfitojnë shërbime të cilat përmirësojnë jetën e tyre në komunitet.Institucionet janë të organizuara në mënyrë të tillë që të plotësojnë nevojat e komunitetit.Përpara ligjit të gjithë qytetarët janë të barabartë. Ata kanë të drejtë të përfitojnë shërbime.Tema 5Çfarë di unë?Koncepte kyçeshërbimi i punësimit, punëkërkues, punëdhënës, programe sociale të strehimit, shërbimi policor në komunitetDisa nga shërbimet që ofrohen në komunitetShërbimi Kombëtar i Punësimit informon, këshillon dhe orienton njerëzit që kërkojnë punë (punëkërkues) duke ndërmjetësuar lidhjen e tyre me njerëzit që ofrojnë punë (punëdhënës). Agjencia e Punësimit dhe Aftësive ofron:- vende pune;- kurse trajnimi për të rinjtë dhe grupet në nevojë.Programet sociale të strehimit ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët me strehimin. Disa prej tyre janë: programi i banesave sociale me qira që pushteti vendor i vë në dispozicion të familjeve në nevojë, programi i banesave me kosto të ulët dhe programi që ofron kredi (mbështetje në para) për blerjen e banesave.Shërbimi policor në komunitet është një marrëdhënie bashkëpunimi midis Policisë së Shtetit dhe komunitetit për të zgjidhur problemet e rendit dhe çështjet e sigurisë. Ky shërbim siguron ruajtjen e rendit, parandalon cenimin e rendit dhe garanton sigurinë në komunitet.

