Page 17 - Demo
P. 17


                                    15Qytetaria 6Tematika 1Mbajmë qëndrimMe ndihmën e mësueses, bëmë një listë të të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime në komunitetin tonë. Më pas, klasa u nda në tri grupe dhe çdonjëri prej tyre organizoi një vizitë në një institucion të caktuar. Grupi ku unë bëja pjesë, bëri një vizitë në zyrën e punës. Grupi i Gentës shkoi në rajonin e policisë. Grupi i Elës vizitoi shërbimin e strehimit për qytetarët. Në përfundim të vizitave, secili grup diskutoi për institucionet që kishte vizituar, për detyrat e tij në shërbim të komunitetit, si dhe për llojet e shërbimeve që ofronte institucioni. “Vëllai im tani mund të regjistrohet në zyrat e punës dhe mund të gjejë një vend pune të përshtatshëm”, tha Arbri. “Edhe tezja ime, që është kryefamiljare, mund ta zgjidhë problemin e saj të strehimit duke aplikuar në zyrat e bashkisë për të përfituar nga programet sociale të strehimit”, tha Bora. Kurse për çdo shqetësim që mund të kemi në lidhje me sigurinë në komunitet, sjelljet e dhunshme etj. si këto, ne mund të kërkojmë ndihmën e shërbimit të policisë.Diskutoni për përfitimet që kanë njerëzit në këtë rast.Flisni për rëndësinë që kanë këto shërbime publike. Shpjegoni përse këto shërbime duhet të jenë shërbime publike.Bëhemi pjesëmarrësNdahuni në tri grupe dhe përgatitni nga një fletëpalosje për secilin nga shërbimet: të punësimit, të strehimit, të policisë. Përgatitni një ftesë për përfaqësuesin e shërbimit policor, për përgjegjësin e zyrës së strehimit dhe të zyrës së punësimit në komunitetin tuaj që të vijnë në klasën tuaj.Në lajme dëgjova se bashkia do të zbatojë një program të ri, atë të banesave me kosto të ulët për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë probleme me strehimin. – Mund të aplikojmë dhe ne, – tha mami. – Jo, ai program është vetëm për ata qytetarë që plotësojë disa kritere të caktuara si p.sh.: kanë të ardhura mujore nën nivelin e përcaktuar, janë të pastrehë, janë kryefamiljarë etj., – tha babi.1. Shpjegoni pse kjo familje, sipas babait, nuk mund të aplikojë. Si ju duken arsyet e dhëna prej tij? 2. Ftoni në klasë një punonjës bashkie. Diskutoni për shërbimet që ofrohen në komunitetin tuaj për individët dhe familjet në nevojë. Disa nga shërbimet që ofrohen në komunitetstudimi Rastba
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21