Page 18 - Demo
P. 18


                                    16Qytetaria 6Shërbime për grupet në nevojëPuna që bëjmë për të ndihmuar të tjerët, quhet shërbim.Çdo individ, grup apo komunitet ka të drejtë të përfitojë shërbime.Gjatë jetës, njerëzit mund të ndryshojnë komunitetin lokal për të siguruar më shumë shërbime dhe për të plotësuar nevojat e tyre.Tema 6Çfarë di unë?Koncepte kyçenjeri me aftësi të kufizuara, shërbime të specializuara, alfabeti Brail, gjuha e shenjaveCilat janë shërbimet për grupet në nevojë?Njerëzit me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë nevojë për kujdes, fëmijët pa prindër dhe familjet pa të ardhura janë grupe në nevojë. Nevojat e tyre janë të veçanta. Ato plotësohen përmes disa shërbimeve të specializuara, të cilat mund të ofrohen nga shteti dhe institucionet publike ose nga privatët dhe institucionet jopublike. Disa nga këto shërbime janë: ndihmesa financiare, ndihma për strehim, integrimi në shkolla, në punë dhe në jetën shoqërore e kulturore.Një individ me probleme shikimi ka nevojë për libra nëalfabetin Brail, një tjetër me probleme dëgjimi ka nevojë për interpretim të informacioneve në gjuhën e shenjave etj. Edhe të moshuarit kanë nevojë për shërbime mbështetëse. Shteti ngre shtëpi për të moshuarit dhe garanton kujdesin ndaj tyre.Njerëzit me aftësi të kufizuara gëzojnë të drejta të barabarta, sikurse çdo qytetar tjetër, për të qenë përfitues të shërbimeve arsimore, shëndetësore, sociale dhe të punësimit. Institucionet që i ofrojnë ato kanë për detyrë të plotësojnë një sërë kushtesh specifike, në mënyrë që këto grupe të mund të përfitojnë:- shërbime mbështetese, teknologji ndihmuese, ndihmësin personal, përkthyesin e gjuhës së shenjave, printimet në shkrimin Brail, transportin e përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara;- krijimin e një mjedisi fizik pa pengesa;- mbrojtjen prej diskriminimit si persona me aftësi të kufizuara;- zbatimin e legjislacionit për personat me aftësi të kufizuara.
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22