Page 19 - Demo
P. 19


                                    17Qytetaria 6Tematika 1Mbajmë qëndrimEra është kushërira ime dhe është moshatare me mua. Ajo banon në një fshat malor. Shpesh, së bashku me prindërit, shkojmë për ta vizituar familjen e saj. Edhe sot jam në shtëpinë e Erës dhe po e dëgjoj me vëmendje teksa më tregon për kuriozitetet më të fundit shkencore që ka lexuar. Buzëqeshja nuk i ndahet kurrë nga fytyra. Ajo nuk përton t’i përshëndesë të gjithë banorët, ndërsa ecën me karrocën e saj në rrugët e fshatit. Familja e saj ka vendosur të transferohet në qytet, pasi Era ka nevojë për disa shërbime të specializuara, të cilat nuk ofrohen në fshatin ku ajo jeton. Prindërit e Erës duan të gjejnë një apartament në katin e parë ose një shtëpi private në lagjen tonë, për ta marrë me qira. Era nuk mund të ngjitet e të zbresë nëpër shkallë. Ata i shqetëson edhe shkollimi i Erës. Ajo nuk mund të regjistrohet në shkollën time, pasi në hyrje të saj ka disa shkallë, të cilat Era nuk i kalon dot. Jo vetëm kaq, por aty nuk ka as tualete të përshtatura për nevojat e saj specifike. Si do ta zgjidhë Era këtë problem? Situata e saj na shqetëson të gjithëve. Bëhemi pjesëmarrësIdentifikoni shërbimet që ofrohen dhe ato që mungojnë në komunitetin tuaj për njerëzit me aftësi të kufizuara. Diskutoni për ndikimin që kanë këto shërbime në jetën e qytetarëve. Organizoni takime me një njeri me aftësi të kufizuara ose me një përfaqësues të organizatave që punojnë për këta individë. Diskutoni për nevojat që ata kanë, si dhe për shërbimet që mund t’i plotësojnë këto nëvoja.Diskutoni për nevojat e veçanta që kanë individët në fotot e mëposhtme: studimi Rastcba Renditni disa nga të drejtat e Erës.Shpjegoni pse këto të drejta mund të respektohen vetëm duke i ofruar Erës disa shërbime? Cilat janë ato?Çfarë duhet të ndryshojë në shkollën tuaj që Era të bëhet pjesë e klasës suaj? A njihni raste të tjera si të Erës? Si është vepruar? d
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23