Page 20 - Demo
P. 20


                                    18Qytetaria 6PROJEKTQëllimi: aftësimi i nxënësve për të kërkuar informacion, për të vëzhguar, për të zgjidhur probleme dhe për të nxjerrë përfundime.Kohëzgjatja e projektit: 2 orë.Në përfundim të projektit, nxënësi/ja:• kryen vëzhgime të thjeshta në terren;• zbulon atë që është thelbësore për nevojat e të moshuarve;• bën dallimin ndërmjet nevojave të përgjithshme dhe nevojave specifike të të moshuarve;• grumbullon informacionin e nevojshëm, e sistemon, e analizon dhe e vlerëson atë;• arrin në përfundime dhe mban qëndrime për zgjidhjen e problemit;• mbron opinionin e vet dhe vlerëson opinionet e komunitetit të të moshuarve.Teknikat që do të përdoren• Anketimi, intervista, pyetësori, vëzhgimi, ekskursioni.• Ndërtimi i dosjeve dokumentare dhe i afisheve të thjeshta.• Sistemimi dhe ekspozimi i arritjeve më me vlerë të këtij projekti në një vend të dukshëm të klasës apo të shkollës. Drejtimi i projektit• Mësuesit e lëndës, një përfaqësues i komunitetit të shkollës, një specialist i zonës për intervistimin e komunitetit të të moshuarve.Bashkëpunimet e mundshme• Mësues të lëndëve të tjera, specialistë të sferave të ndryshme.Organizimi i punës• Grupet të organizohen me nga katër anëtarë secili.• Zgjidhen përgjegjësit e grupeve të punës dhe përcaktohen detyrat e çdo anëtari sipas prirjeve vetjake. • Takimi i grupeve, miratimi i platformës së punës, qëllimit dhe objektivave.• Hartimi i dosjeve të punës në grup, mbushja e tyre me informacionin e nevojshëm sipas tematikës së çdo grupi, pasqyrimi me fakte, foto, video, objekte etj., sipas kritereve të përcaktuara.• Vlerësimi i rezultateve të arritura nga çdo grup dhe ballafaqimi i tyre në klasë.Si të realizojmë një vlerësim të nevojave për komunitetin e të moshuarve?Ora e parë
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24