Page 21 - Demo
P. 21
19Qytetaria 6Tematika 1• Mbrojtja e rezultateve të arritura, si dhe vlerësimi i opinioneve dhe fakteve të sjella nga grupet e tjera.Planifikimi i këtij projekti, dhe konkretisht i kësaj teme, vjen si rezultat i zhvillimit të temave mësimore që trajtojnë problematikat e shërbimeve në komunitet, si dhe institucionet përgjegjëse vendore.Gjatë orës së parë duhet të ndërmerren hapat e mëposhtëm:- përcaktimi i grupit të të moshuarve që do të jenë pjesë e këtij procesi kërkimor;- përgatitja e pyetjeve të intervistës për të moshuarit (me gjuhë të thjeshtë dhe të qartë), si dhe e mënyrës së zhvillimit të intervistës (ballë për ballë ose me telefon); - përqendrimi te cilësia e shërbimeve dhe llojet e nevojshme apo shumë specifike të tyre;- kontaktimi i tyre në shtëpitë e të moshuarve, në parqe apo në rrugë;- intervistimi dhe marrja e opinioneve dhe mendimeve në lidhje me zhvillimin e shërbimeve në komunitet; - përfshirja e disa personave të tretë, siç mund të jenë punonjësit e qeverisjes vendore, studentët, nxënësit e shkollave të mesme, vullnetarët dhe stafi i organizimit të veprimtarive jopublike.Përshkruhen:- aftësitë, nevojat, problemet, kushtet specifike të të moshuarve në komunitetin tuaj;- përgjegjësitë sociale dhe ndjenja e respektit për individët në nevojë;- mbajtja e një qëndrimi dashamirës dhe përkujdesës ndaj kësaj kategorie;- vlerat dhe qëndrimet pozitive për njerëzit në nevojë;- shprehi komunikimi, shprehi të punës në grup, të organizimit të punës, të marrjes së vendimeve, të bashkëpunimit.

