Page 22 - Demo
P. 22
20Qytetaria 6VullnetarizmiKomuniteti ndryshon me punën e të gjithëve.Në komunitet bëjmë punë vullnetare.Përmes punës vullnetare, ndihmojmë njerëzit në nevojë.Tema 7Çfarë di unë?Koncepte kyçevullnetarizëm, vullnetar. Ç’do të thotë të ofrosh shërbime vullnetare për komunitetin? Vullnetarizëm është dhënie e kontributit me vullnet të lirë, pa përfitim material apo financiar. Individët që përfshihen në aktivitete të tilla quhen vullnetarë.Vullnetarizmi ka qenë dhe do të mbetet pjesë e reagimit qytetar ndaj nevojave të shoqërisë, ndaj nevojave të individëve dhe grupeve në nevojë. Vullnetarizmi është një dukuri shumë e përhapur në të gjithë botën. Edhe në shoqërinë shqiptare vullnetarizmi ka historinë e tij të zhvillimit. Në të kaluarën, në vendin tonë, vullnetarizmi është praktikuar si një mënyrë për të përballuar problemet e shumta infrastrukturore të Shqipërisë. Përballimi i fatkeqësive natyrore, si: tërmete, përmbytje, zjarre, epidemi etj. ka nxitur gjithmonë vullnetarizmin si një shërbim në ndihmë të komunitetit. Ndihma për familjet e përmbytura në vendin tonë, sigurimi i orendive dhe i pajisjeve shtëpiake, strehimi i përkohshëm në familjet e të afërmve apo të shokëve, dërgimi i pakove me ushqime, si dhe mbështetja për t’iu rikthyer jetës së mëparshme janë shembuj të vullnetarizmit.Njerëzit që kryejnë punë vullnetare përjetojnë kënaqësi, forcojnë bashkëpunimin, njohin me mirë problemet, krijojnë miqësi në këto grupe vullnetare, përmirësojnë komunikimin dhe aftësohen për zgjidhjen e problemeve.

