Page 23 - Demo
P. 23


                                    21Qytetaria 6Tematika 1“Vrapoj për fëmijët” përfaqëson një nismë qytetare, që ka për qëllim mbledhjen e kontributeve nga qytetarët dhe nga institucionet përmes pjesëmarrjes në një vrapim në natyrë, për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve jetimë e të varfër të diagnostikuar me kancer. Një grup mjekësh ishte nismëtar i këtij aktiviteti në vitin 2010. Në nëntor të vitit 2014, vrapimi në parkun e liqenit artificial të Tiranës (10 km dhe 5 km) shënoi edicionin e 4-t. Secili nga 400 pjesëmarrësit në vrapim ka paguar shumën prej 1500 lekësh si kontribut për fëmijët në nevojë. Kësaj iu shtuan dhe dhurime nga institucione e biznese. Shuma e parave ishte më e madhja e dhuruar deri atëherë dhe u përdor për trajtimin e 41 fëmijëve sipas përparësive mjekësore.Gjyshi i Taulantit dhe shokët e tij pensionistë ndihmojnë çdo ditë për rregullimin e situatës së trafikut në rrugën e shkollës sonë. Motra ime është studente dhe këto ditë është angazhuar vullnetarisht pranë Kryqit të Kuq në fushatën për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve me talasemi. Gjatë pushimeve verore, mësuesja jonë ndihmoi vullnetarisht një grup fëmijësh romë për mësimin e gjuhës shqipe. Një grup balerinësh organizuan një shfaqje për publikun. Të ardhurat që u mblodhën nga shitja e biletave, shkuan në ndihmë të shtëpisë së të moshuarve. Përcaktoni cila është dobia e punës vullnetare të gjyshit të Taulantit.Përcaktoni cila është dobia e punës vullnetare me Kryqin e Kuq.Përcaktoni cila është dobia e punës vullnetare për fëmijët romë.Përcaktoni cila është dobia e shfaqjes së balerinëve.Shprehni qëndrimin tuaj për këtë nismë.Pse njerëzit përfshihen në veprimtari vullnetare?Bëhemi pjesëmarrësPërgatit një ese me temë “Puna ime vullnetare në komunitet”: a) për të gjelbëruar mjedisin;b) për të ndihmuar të moshuarit;c) për të zbukuruar shkollën për ditë feste;d) për të mbajtur pastër bregdetin.Pasi të keni biseduar me të rriturit (mësues, prindër, të afërm etj.), diskutoni ku dallon vullnetarizmi i ditëve të sotme nga ai që ka qenë i përhapur në Shqipëri gjatë regjimit komunist.studimi RastaabcdMbajmë qëndrimb
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27