Page 24 - Demo
P. 24
22Qytetaria 6Vlerësimi i nevojave dhe i burimeveNjerëzit dhe komunitetet kanë nevoja të ndryshme.Njerëzit kanë nevoja bazë dhe nevoja sociale.Ne duhet të bashkëpunojmë për t’i plotësuar nevojat.Tema 8Çfarë di unë?Koncepte kyçevlerësim i nevojave, vlerësim i burimeve, plani i vlerësimit të nevojave, anketaSi mund t’i vlerësojmë nevojat dhe burimet në komunitet? Vlerësim i nevojave do të thotë të identifikosh nevojat që kanë individët, grupet ose komuniteti në tërësi. Ndërsa, vlerësim i burimeve do të thotë të identifikosh mundësitë (materiale, financiare, njerëzore) për të plotësuar nevojat. Vlerësimi i nevojave dhe i burimeve duhet bërë përpara se të ndërmerret një nismë, e cila ka për qëllim ofrimin e një shërbimi. Zakonisht, kur institucionet publike (ose OJF-të) ndërmarrin një nismë të tillë, procesi i vlerësimit të nevojave dhe i burimeve bëhet mbi bazën e një plani. Në këtë mënyrë, banorët e komunitetit:• mësojnë se përse kanë nevojë dhe si mund t’i plotësojnë nevojat që kanë;• u krijohet mundësia të vendosin përparësi për plotësimin e nevojave.Në vlerësimin e nevojave dhe të burimeve marrin pjesë: njerëzit që kanë nevoja, institucionet e angazhuara në përmbushjen e tyre, njerëzit që kanë ndikim në komunitet, aktivistët e komunitetit, bizneset etj.Për vlerësimin e nevojave dhe të burimeve përdorim metoda të ndryshme, si: takime, biseda, intervista, anketa me banorët e komunitetit. Anketat janë mënyra studimi të sjelljeve, mendimeve të një grupi njerëzish. Anketat bëhen duke pyetur pjesëtarët e një grupi të caktuar. Të dhënat nga institucionet e specializuara na ndihmojnë për të identifikuar se cilat janë nevojat dhe çfarë burimesh kemi në dispozicion për t’i realizuar ato.

