Page 25 - Demo
P. 25


                                    23Qytetaria 6Tematika 1Mbajmë qëndrimNjë fondacion kishte në dispozicion fonde për të mbështetur komunitetin. Përfaqësuesit e fondacionit takuan disa zyrtarë të bashkisë dhe disa aktivistë të komunitetit. Zyrtarët propozuan që fondet të përdoreshin për shtrimin e rrugës pasi kështu mendonin se do të siguronin mbështetjen e votuesve. Aktivistët propozuan që fondet të përdoreshin për ndërtimin e një parku lojërash. Meqenëse pati debate, përfaqësuesit e fondacionit vendosën që të ndërmerrnin vlerësim të nevojave në mënyrë që të merrnin një vendim të dobishëm për komunitetin.Bëhemi pjesëmarrësBëni një listë me pesë nevojat që janë më të ngutshme për t’u plotësuar në komunitetin ku jetoni.Diskutoni për mënyrën se si mund të vlerësohen ato. Përcaktoni mjetet dhe burimet që do të përdorni.Sipas jush, si mund të luftohen mangësitë që vihen re në komunitetin tuaj?studimi RastNisur nga ky rast, përcaktoni se cila është mënyra më e mirë për të bërë një vlerësim sa më të drejtë të nevojave që kanë grupe të ndryshme, si:anjerëzit me nevoja të veçanta;të moshuarit;familjet e varfra;nxënësit e shkollës së një zone rurale.Kur vlerësohen nevojat, ndodh që fëmijët nuk bëhen pjesë e vlerësimit, pasi mendohet se ata, për shkak të moshës, nuk dinë të përcaktojnë nevojat e tyre.1. Si e gjykoni një qëndrim të tillë?2. A munden fëmijët të identifikojnë nevojat e tyre?3. Cilat janë pasojat e mospërfshirjes së fëmijëve në vlerësimin e nevojave?4. Si do të reagonit ju në një rast të tillë?
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29